Teoritë e zhdukjes së avionit

19/03/2014 00:00

Ndërsa Kina zgjeron rrezen e kërkimit për avionin e ‘Malaysia Airlines’
dhe Tajlanda pretendon se radarët e saj mund ta kenë gjurmuar fluturimin
MH370 pak pas humbjes së kontaktit me të, shtypi i huaj bën
përmbledhjen e teorive mbi fatin e boingut të zhdukur me 239 persona në
bord.

1 – Listën e kryeson zbritja e tij ne ishujt Andaman.
 
Avioni, ne nje moment te caktuar ka marre drejtimin e tyre ne pjesen me lindore te territorit indian, qe shtrihet mes Indonezise dhe brigjeve te Tajlandes e Burmes. Radari ushtarak ne ate zone mund te mos kete funksionuar, sepse niveli i perceptuar i rrezikut ka qene i ulet.

2- Mund te kete fluturuar drejt Kazakistanit.

Republika e Azise qendrore ndodhet ne skajin fundor te korridorit te kerkimeve ne veri, ndaj nuk perjashtohet mundesia qe Boingu 777 te jete ulur atje. Zbritja ne shkretetire, sipas eksperteve, eshte me e mundshme se ajo ne bregdet. Me kete arsyetim, po verifikohen gjasat e uljes se avionit ne nje zone tmerresisht te izoluar.
 
3- Eshte kthyer ne jug

Te dhenat e fundit satelitore lene te kuptohet se avioni ka qene ne fluturim edhe per 5 apo ore te tjera pas zhdukjes nga radaret malajziane. Norman Shanks, ish-pergjegjesi i grupit te sigurise ne aeroporte, BAA, mendon se kerkimi duhet te nise pikerisht nga ekstremet e dy korridoreve te percaktuara dhe jo e kunderta.

4 – Ka perfunduar, ndoshta ne shkretetiren e Taklamakan-it ne veriperendim te Kines

Neper forumet e internetit eshte spekulluar gjate se avioni mund te jete rrembyer nga ujguret separatiste te Kines. 153 nga pasagjeret ishin shtetas kineze, dhe vete zyrtaret malajziane e kane pohuar qe avioni i zhdukur prej 11 ditesh tashme, mbase ka zbritur diku prane kufirit te Kines me Kirgistanin.

5 – Nje zjarr ne bord apo ndonje difekt teknik, i cili do te shpjegonte dhe humbjen e transmetimeve te transponderit apo nderprerjen e komunikimit, e ka detyruar te fluturoje drejt ishullit Langkaëi , ne veriperendim te Malajzise, ndoshta me idene qe ajo ka qene rruga me e sigurte.

Ne kete rast, piloti do te kete vepruar shume drejt, duke u detyruar perballe problemeve te papritura, ta dergoje avionin ne aeroportin me te afert te sigurte.

Teorite e tjera perfshijne grabitjen e avionit nga terroristet e mbajtjen e tij ne Pakistan; fshehjen e boingut ne hijen e radarit te nje avioni tjeter, fluturimit 68 te Singapore Airlines, i cili ndodhej ne te njejten rruge me te; nje perleshje ne kabinen e pilotit cka do te shpjegonte faktin qe mjeti ka fluturuar ne menyre te coroditur; vrasjen e qellimshme te pasagjereve me uljen e presionit te ajrit dhe se fundi, marrjen e avionit me qellimin te perdoret per nje sulm te ardhshem terrorist.

Top Channel