Rompuy anulon vizitën në Moskë

19/03/2014 00:00

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian i ka përgënjeshtruar raportet e
agjencisë ruse të lajmeve Interfax, se presidenti i Këshillit të BE-së,
Herman Van Rompuy, kishte planifikuar takim për sot në Moskë, me
presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të diskutuar për krizën në
Ukrainë.

Zëdhënësi Preben Aamann, tha se Van Rompuy nuk do të udhëtojë në Moskë, por do të përgatitet për takimin e nesërm të nivelit të lartë të BE-së.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se BE-ja e ka anuluar takimin, meqë ka refuzuar “ta dëgjojw të vërtetën”. Kjo ministri pretendon se Van Rompuy “nuk ishte lejuar” të udhëtoj në Rusi nga “njerëzit e tij”.

Agjencia AFP ka cituar burime diplomatike, që kanë thënë se udhëtimi ishte anuluar për shkak se rusët e kishin bërë atë publik.
 
Bashkimi Evropian tha se “nuk e njeh dhe nuk do ta njohë aneksimin e Krimesë dhe të Sevastopolit në Federatën Ruse”.

Top Channel