
Ukraina, për ligjvënësin dhe njëkohesisht ish-ministrin e Jashtëm të
vendit, Petro Poroshenko është në prag të një konflikti tepër të
rrezikshëm, situatë kjo që duhet frenuar me çdo kusht.
Vetem pak jave me pare, ne kishim garancine se asgje s’do ndodhte ne krime. Vetem pak jave me pare, nuk gjeje gjurme te nje pranie tjeter ushtarake ne te gjithe territorin e Ukraines, perfshire ketu gadishullin per te cilin po flasim.
Pohimet e tij per Christian Amapour te CNN-it per spiralen e frikshme ku mund te rreshqase vendi, Poroshenko i perforecon me episodin e dhunshem te nje dite me pare: vrasjen e nje oficeri ukrainas ne nje baze ushtarake te Krimese dhe plagosjen e nje tjetri nga persona te maskuar.
Pas ngjarjes, forcat e armatosura te Ukraines autorizuan te gjithe njesite e stacionuara ne rajonin rusisht-foles “qe te perdorin armet per te mbrojtur jetet e ushtareve ukrainas”.
“Kemi ndjesine se po i drejtohemi nje perballjeje te rrezikshme, dhe duhet te bejme ç`eshte e munduar per ta ndaluar nje proces te tille. une besoj me force se nuk kercenohet vetem territori ukainas. tani, i sulmuar mund te jete cdo vend i bashkimit europian, prandaj mendojme se nje gje e tille nuk duhet te ndodhe kurre me”, thotë Poroshenko.
Edhe pse draftit per aneksimin e Krimese me firmen e Vladimir Putinit ne te i nevojitet ratifikimi i Dumes, Kremlini e konsideron tashme Krimene pjese te Rusise.
Poroshenko, nje miliarder me fillesa modeste qe drejton sot nje perandori produktesh ushqimore, kryeson listen e favoriteve per president te Ukraines. Zgjedhjet per zevendesimin e Qeverise se perkohshme, vendi i mban ne muajin maj. Vdekja e oficerit ukrainas ne krime, per te, nenkupton fundin e “konfliktit te ftohte” dhe hapjen e letrave te konfrontimit.
Me Krimene i gjithe sistemi europian dhe ai global i sigurise, ka deshtuar, thote ai, duke vazhduar te kembengule se skenaret qe po shohim ne ate pjese te ukraines jane deshmi e qarte agresioni. Poroshenko permendi nder te tjera edhe nevojen per rinegocjimin e memorandumit te Budapestit te 1994-tes, te cilin perendimi dhe Rusia i dhane Ukraines garanci sigurie ne kembim te arsenalit berthamor sovjetik, qe kishte mbetur ne territorin e saj.
Top Channel