Rusi, vdes lideri i fondamentalistëve çeçenë

18/03/2014 19:25

Lideri i kryengritësve islamikë çeçenë, Doku Umarov, ka ndërruar jetë sipas “Kavkaz Center”, uebsajtit kryesor të lëvizjes fondamentaliste në Rusi.

Sipas kësaj faqeje, lideri i “Emiratit të Kaukazit” u bë një martir, por asnjë e dhënë tjetër nuk u publikua.

Umarov konsiderohet si një terrorist dhe ishte në krye të listës së të shuëmkërkuarve në Rusi.

Autoritetet ruse, për momentin nuk e kanë konfirmuar këtë lajm.

Umarov është përgjegjës për organizimin e një serie sulmesh që i kanë kushtuar jetën qindra personave në vitet e fundit.

“Kavkaz Center” informoi gjithashtu se Ali Abu-Mukhammad është zgjedhur si drejtuesi i ri i Emiratit.

Vdekja e Umarov është raportuar edhe herë të tjerë gabimisht prej agjensive ruse të lajmeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA