Për 6 muajt e parë të qeverisjes dhe zhvillimet e tjera politike të ditës, me kryeredaktorin dhe folësin e Revistës së Mbrëmjes, Pandi Gjata, në studio është bashkuar deputeti i PS, Taulant Balla.
Pandi Gjata: Ikën 6 muaj të qeverisjes. Në një bilanc të bërë, a jeni te pritshmëritë? Pasi, nëse unë ju pyes i keni mbajtur premtimet e bëra, nuk pres që të më thoni jo…?
“Përfitoj nga rasti që të vlerësoj disa nga momentet kryesore të arritjeve të rivendosjes së shtetit në detyrë. Për shkak se kur qeverisja e re erdhi në detyrë ishin disa cështje themelore që duhet të rikthenin shtetin në detyrë. E para ka qenë rendi dhe policia e shtetit. Kemi ngritur nga e para të gjithë sistemin dhe sigurisht që frytet nuk mund të merren shpejt. Së dyti është reforma në sistemin shëndetësor. Kemi disa arritje, që kanë dhënë efektivitetin e vet. Gjetëm spitale të mbytura në borxhe, me fatura ilacësh të paguara, por që në fakt në spital nuk ishin. Ka filluar procesi i konsoliduar i furnizimit të spitaleve me ilace dhe shërbimi shumë më pozitiv ndaj qytetarëve. Një tjetër cështje është lufta kundër korrupsionit dhe në tërësi ajo që lidhet me krimin e organizuar. Kemi një qasje tërësisht të re të qeverisë sonë. Paketa e re ligjore antikorrupsion, që u miratua së fundi në Kuvendin e Shqipërisë është dicka që Shqipëria duhet ta bënte përkundrejt korrupsionit. Korrupsioni tashmë konsiderohet një krim i rëndë dhe gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda, teksa hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Janë disa momente që efektet kanë filluar t’i japin dhe do t’i japin në vazhdim”, tha Taultant Balla, deputet i PS.
Pandi Gjata: Opozita nuk mendon kështu, por e quan dështim historik të një qeverie në këto 23 vjet. Që nuk keni bërë asgjë, por keni zhbërë shumë gjëra…?
“Ajo që është më e rëndësishme është qasja jonë përkundrejt ekonomisë. Kemi qenë drejt zhytjes së thellë në gropën e një krizë ekonomike. Ndërkohë që në pak kohë, qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri Rama, jo vetëm që ndali dishezën drejt krizës së thellë ekonomike, por bazuar te marrëveshja e re me FMN për cështjet fiskale sigurohet për qeveritarët një sukses dhe ndalje e rrëzimit drejt krizës së thellë ekonomike. Ajo që duhet të themi është e qartë: Shqipëria ka një qeverisje të përgjegjshme për qytetarët, ndërsa problemi është që nuk kemi një opozitë. Sot kemi një opozitë që nuk e kupton detyrën e saj se cfarë duhet të bëjë. Sot kemi në opozitë disa ish-ministra që akuzohen për korrupsion dhe disa shkelje të tjera. Opozita sot në fakt nuk e ka kuptuar detyrën e saj: Ajo ka rol të gjejë gabimet e qeverisë dhe të denoncojë gabimet e bëra nga ne… Them që nuk kemi opozitë sot për sot, sepse kur ishim në Strasburg për të diskutuar një dokument mbi të ardhmen e Shqipërisë dhe integrimin e saj, kuptuam se Partia Demokratike është një pjesë e opozitës, por që nuk ka një kryetar. Ende nuk dihet kush është kryetar “de jure” dhe “de facto” i kësaj partie. Ai “de facto”, Sali Berisha, është i njëjti i këtyre 23 viteve, destruktiv dhe problematik për konsensusin. Ata nuk marrin cështjen dhe të thonë se kush është problemi për të diskutuar e për ta ndrequr, por thjesht marrin mouse-t e kompjuterëve dhe bëjnë zhurmë”, shtoi më tej Balla.
Pandi Gjata: Shumë beteja janë hapur në këto muaj. Disa iniciativa të rëndësishme i ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese. Një betejë e re është ajo e hetimit parlamentar të SHISH. Ju jeni deputet i Komisionit parlamentar të Rendit dhe Sigurisë. Nisma ka për qëllim në finale shkarkimin e Visho Ajazit?
“Maturia e kërkuar nga Brukseli ka të bëjë me gjetjen e dialogut dhe konsensusit mes qeverisë dhe opozitës. Pak rëndësi ka tryeza ku arrihet kjo marrëveshje, në Tiranë apo në Bruksel. E rëndësishme është që të kemi kërkesa të arsyeshme. Fakti që opozita erdhi me cështje të tjera, gjithë gënjeshtrat e veta të këtyre kohëve, që nuk kanë të bëjnë me procesin e integrimit, do të thotë që ata kanë një problem”, sqaroi Taultant Balla.
Pandi Gjata: Javën e shkuar në Strasburg nuk u arrit konsensusi për miratimin e deklaratës së përbashkët me PE. U la që të uleni me opozitën në Tiranë për të gjetur konsensus. Flitet për një format bisedimesh dy deputetë të mazhorancës dhe dy të opozitës. Mendoni se ka shance për konsensus? Cilat janë pikat, që ju nuk lëshoni?
“Ne jemi tërësisht të gatshëm dhe në dispozicion të ofrimit të konsensusit dhe këtë do të tregojmë edhe në Tiranë, sic treguam edhe në Strasburg”, përfundoi Balla.
Top Channel