
Ministrat e Bashkimit Europian vendosin sanksione ndaj 21 zyrtareve ruse dhe ukrainas pas rezultatit të referendumit në
Krime, i cili mbështeti shkëputjen e republikës autonome nga Ukraina.Me te njejtin qendrim u bashkuan edhe SHBA-te.
Zyrtaret lokale ne gadishullin e kontrolluar aktualisht prej forcave pro-ruse tregojne se 97% e votuesve i thane “po” bashkimit me Rusine. Qeveria ukrainase e cilesoi votimin “nje numer cirku” e tha se nuk do ta njohe perfundimin e tij. Por ne kryeqytetin rajonal te Krimese, Simferopol, turma te medha njerezish dolen ne sheshin ‘Lenin’ te festojne.
Per Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, referendumi ishte krejtesisht i paligjshem, por Moska kembengul se ai eshte ne perputhje te plote me ligjin nderkombetar. Presidenti amerikan Barak Obama kercenoi serish se veprimet e saj te rrezikshme dhe destabilizuese ne Ukraine do t`i kushtojne shtrenjte Rusise. Zyrtarisht, lideret e Krimese do t’i dorezojne sot Kremlinit kerkesen per bashkim.
Parlamenti rus duhet te priste normalisht deri te premten per te nisur diskutimet mbi nje legjislacion te pershtatshem, por ne kushtet aktuale, ka shume gjase qe procesi i absorbimit te Krimese te zhvillohet sipas ligjeve ekzistuese. Ne Bruksel, shefat e diplomacive te bllokut 28-anetaresh vendosen ndalimin e udhetimit dhe ngrirjen e aseteve per 21 zyrtare ruse dhe ukrainas.
BE-ja i ka bllokuar bisedimet mbi marreveshjen ekonomike me Rusine si dhe ato per lehtesimin e vizave, por duket e vendosur t’i ashpersoje sanksionet e saj edhe me tej.
Nuk eshte per t’u cuditur qe mes vendeve anetare te Bashkimit Europian ka dallim qendrimesh ne lidhje me kete çeshtje. Disa mendojne se mungesa e veprimit do te tregonte dobesi; te tjere arsyetojne se Brukseli nuk mund te ndeshkoje njerez me te cilet, heret ose vone, do t`i duhet te negocjoje. Nese as ngrirja e aseteve dhe kufizimi i vizave nuk ben pune, atehere blloku mund te kaloje ne nje tjeter faze veprimi, qe perfshin sanksionet ekonomike. 58% te popullsise se Krimese e perbejne ruset etnike, e pjesa tjeter perbehet nga ukrainas e tatare. Shumica e tartareve i thane BBC-se se e kishin bojkotuar votimin dhe se e ndiejne qe jeta e tyre nen regjimin e Kremlinit, do te jete e veshtire.
Top Channel