
Kërkimet për avionin e zhdukur malajzian në të ashtuquajturin “sektori jugor” do t’i drejtoje Australia.
Perpjekjet ndërkombetare për gjetjen e ‘boing 777’ të zhdukur në menyre të mistershme në 8 mars vazhdojnë, duke e shtrire gjithmonë e më shumë rrezen e gjurmimit, ndërsa zyrtarët duken te bindur se avioni eshte devijuar qellimisht e mund te kete fluturuar ne veri ose ne jug te pozicionit te fundit te tij..
Mbi 20 shteteve u eshte kerkuar ndihme per gjetjen e mjetit te fluturimit MH370 e verifikimin e te dhenave te radareve dhe atyre satelitore. me kujdes po kontrollohet edhe regjistrimi i komunikimit te fundit nga avioni. para zhdukjes se tij, nga kabina e piloteve eshte marre ky mesazh: “gjithshka ne rregull, naten e mire” dhe i gjithe sistemi i raportimit eshte mbyllur qellimisht.
Te shtunen, forcat policore kontrolluan shtepite e dy piloteve, kapitenit Zaharie Shah dhe pilotit te dyte Fariq Abdul Hamid. miqte e tyre shprehen te bindur se nuk kane gisht ne ate qe gjithmone e me shume po konsiderohet nje rrembim i mjetit.Nen verifikimin e hetuesve jane edhe pasagjeret, inxhinieret por edhe pjesetare te personelit ne toke, te cilet mund te kene pasur kontakt me avionin perpara ngritjes se tij ne ajer. Verifikimet jane perqendruar aktualisht ne dy linja kryesore: nje korridor verior qe shtrohet nga kufijte e Kazakistanit e Turkmenistanit deri ne Tajlande dhe nje korridor jugor i cili nis nga Indonesia e vazhdon ne Oqeanin Indian.
Top Channel