Autoritetet franceze morën një vendim të pazakontë, duke vendosur që të bëjnë falas transportin publik për tre ditë, për të ndihmuar në pastrimin e smogut të shkaktuar nga një mot i ngrohtë i pazakontë për stinën.
Kryeqyteti francez 30 departamente të tjera të vendit kanë janë në alarm për shkak të ndotjes së rëndë atmosferike të nxitur nga kushtet e pazakonta atmosferie.
Pjesë historike të qytetit, përfshi Kullën Eiffel janë të dallueshme vetëm nga pranë, ndërsa një e re e dendur e bardhë ka rënë mbi Paris.
Sipas agjensive mjedisore, cilësia a ajrit në kryeqytetin francez është ndër më të këqijat e regjistruara ndonjëherë.
Mungesa e erës dhe rënia e mjegullës kanë ndikuar në përkeqësimin e mëtejshëm të kushteve.
Smogu është duke dëmtuar edhe Belgjikën fqinje, ky qeverie ka urdhëruar reduktimin e shpejtësisë në të gjithë rrugët kryesore automobilistike për të shmangur aksidentet e mundshme.
Top Channel