Kinë, 3 viktima nga sulmi me thika
14/03/2014 00:00
Tjetër sulm me thika në Kinë. Tre persona janë vrarë në provincën e Hunanit pasi disa njerëz të armatosur me thika kanë sulmuar civilët në një rrugë të kryeqytetit të provincës, Changsha. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes.
Njëri nga agresorët është vrarë nga policia sipas medias shtetërore kineze. Nuk dihet ende motivi i këtij sulmi, por një burim anonim tha për AFP: “Ju siguroj që nuk është një sulm terrorist. Ngjarja ndodhi pas një sherri në market.”
Mediat lokale bëjnë të ditur se një person është arrestuar nga policia, ndërsa tre të tjerët janë larguar.
Ky sulm vjen pas atij të 1 Marsit ku vdiqën 29 persona dhe u plagosën 143 të tjerë.
Top Channel