LIVE/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë me raketa Iranin, raportohen mbi 200 viktima. Media izraelite: Khamenei u vra, trupi iu gjet nën rrënoja. Teherani e përgënjeshtron “Nëse zgjedhjet presidenciale në Siri zhvillohen brenda pak muajsh,
atëherë kjo do të kërcënojë bisedimet e paqes mes qeverisë dhe
opozitës”.
Paralajmërimi vjen nga i dërguari i OKB-së në Siri, Lakdar Brahimi, pas takimit me dyer të mbyllura të Këshillin e Sigurimit në Nju Jork.
“Nëse kjo do të ndodhë, në dyshimin tim, opozita, e gjithë opozita nuk do të jetë e interesuar në bisedime me Qeverinë”, tha Lakdar Brahimi.
Nuk ka patur njoftim zyrtar në Damask për zgjedhjet presidenciale, te planifikuara në korrik, por shenjat sygjerojnë se procesi do të vijojë. Sic raporton Reuterts, në pjesë të Damaskut, përgatitjet për kandidaturën e Bashar Al Assadit jane te pangaterrueshme.
Një diplomat perendimor që ndodhej brenda takimit me dyer te mbyllura te Keshillit te Sigurimit tha se “Lakdar Brahimi u kishte thene 15 anetareve se nje mandate tjeter 7- vjecar i Bashar Al Asadit, zor se do t’i jepte fund vuajtjeve te popullit sirian”.
Bisedimet e paqes, të njohura si “Gjeneva II” përfunduan në janar pa shënuar progres dhe pa caktuar datën e një takimi të ardhshëm. Disa prej diplomatëve thone se “Brahimi është në pritje të një përgjigjeje nga Damasku për takimin e ardhshëm”.
Ai propozoi të diskutohet paralelisht për terrorizmin, që kerkohet nga autoritetet siriane si dhe për ngritjen e një organi të përkohshëm ekzekutiv, sygjerim i opozites siriane”. Të mërkurën, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun iu drejtua Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në rizgjimin e bisedimeve të paqes në gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin 3 vjecar. Sipas tij është koha ti jepet fund gjakderdhjes, qe e ka përcarë Observatori Siriane per te Drejtat e Njeriut thote se prej marsit te vitit 2011 kur nisi konflikti, te pakten 136 mije persona kane humbur jeten.
Top Channel