Berlusconi synon PE-në

14/03/2014 00:00

Vendimi i drejtësisë italiane për ta përjashtuar nga funksionet publike Silvio Berlusconi-n duke se nuk e pengon këtë të fundit për të mbetur sërish aktiv në politikë, por këtë herë duke synuar funksionet europiane.

Këshilltari politik i ‘Kavaljerit’, Giovanni Toti deklaroi për mediat italiane se Berlusconi nuk do të heqë dorë nga vendimi për t’u regjistruar në listën e kandidatëve për Parlamentin Europian në zgjedhjet e muajit maj.

Ai tha se ish-kryeministri dhe kreu i Forza Italia-s përfaqëson miliona qytetarë italianë dhe përjashtimi i tij nga lista e kandidatëve për eurodeputetë do të ishte një gabim i rëndë.

“Berlusconi ka udhëhequr Forza Italia në të gjitha betejat e saj elektorale dhe këtë do ta bëjë edhe këtë herë. Nëse dikush apo dicka do të pengojë kandidimin e tij, do ta quaja një shkelje të rëndë të të drejtës për të moderuarit italianë. Nëse dikush vendos ta ndalojë, do t’i duhet të mbajë mbi supe përgjegjësinë për një akt të tillë përpara miliona italianëve”, deklaron këshilltari politik i “Kavaljerit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB