“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t Nëse nënat do e dinin se ushqyerja vetëm me gji në 6 muajt e parë shpëton jetë dhe se fëmijët e tyre do të ishin më të shëndetshëm, më inteligjentë dhe më shtatlartë, me siguri nuk do hiqnin dorë nga të ushqyerit me gji.
Mungesa e informacionit, bombardimi me reklama të kompanive që tregtojnë zëvendësues të qumështit të gjirit, apo modeleve të bukurisë të ofruara nga bota e spektaklit, kequdhëheqin nënat e reja drejt përdorimit të qumështit artificial.
Studimi më i fundit, i realizuar nga bashkëpunimi i Qendrës për Fëmijëri të Shëndetshme, zyrës së UNICEF-it në Tiranë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, tregoi se 27% e nënave të intervistuara në rrethet kryesore të Shqipërisë i ushqejnë të vegjlit me gji dhe me qumësht artificial dhe 13% e tyre vetëm me qumësht në kuti.
Studimi zbuloi se rekomandimin për t’iu drejtuar qumështit artificial nënat e kanë marrë nga mjekët, më pas nga farmacisti dhe më pas nga shoqet.
Ndërkohë që rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë sugjerojnë që në 6 muajt e parë të jetës fëmijët duhen ushqyer ekskluzivisht me gji dhe pastaj me fillimin e ushqimeve shtesë, të vazhdojë të paktën deri në vitin e dytë të jetës.
Të dhënat e UNICEF-it të vitit 2010 tregojnë se rreth 18% e vdekjeve tek fëmijët nën 5 vjeç në Shqipëri i atribuohen mungesës së ushqyerjes me gji. Ndërkohë që nxitja e ushqyerjes vetëm me gji ka potencialin të parandalojë 13% të këtyre vdekjeve dhe është pjesë e ndërhyrjes së vetme më të rëndësishme parandaluese përkundrejt vdekshmërisë foshnjore.
Përveç përfitimeve shëndetësore, mungesa e ushqyerjes me gji shkakton dhe humbje ekonomike. Rreth 4.8 milionë dollarë në vit në vendin tonë shpenzohen për të trajtuar sëmundjet dhe gjendjet e parandalueshme nga ushqyerja me gji.
Studimi u krye në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Kukës.
Top Channel