Një gjuajtës amerikan shkaktoi panik mbi Uells ditën e enjte, kur piloti kaloi pa dashje kufirin e shpejtësisë së zërit mbi një zonë të banuar.
Si rrjedhojë, banorët e Aberystëyth u terrorizuan nga një shpërthim i fuqishëm, ndërsa vala goditëse e ajrit theu shumë xhama të qytetit, duke rrezikuar njerëzit që ndodheshin duke ecur në rrugë.
Gjuajtësi modern “F15-Eagle” ishte nisur në një udhëtim stërvitor nga një bazë në jug të Anglisë.
Forcat amerikane në Britaninë e Madhe kërkuan ndjesë për këtë incident, duke kërkuar mirëkuptim për gabimin njerëzor të pilotit.
Megjithatë, shtypi vendas akuzon këtë të fundit se nuk ishte i kualifikuar sa duhet dhe vendos në shënjestrën e akuzës amerikanët, për faktin që lejojnë pilotë të patrajnuar mjaftueshëm që të fluturojnë mbi qiejtë e Britanisë, duke rrezikuar jetën e britanikëve.
Top Channel