5 partnerë seksualë, numri perfekt

12/03/2014 17:20

Sa partnerë seksualë keni pasur? Nëse përgjigja është pesë, atëherë mos kërkoni të tjerë.

“MSN” përpunoi një formulë, e cila synon të tregojë përbërësit kryesorë të një lidhje të suksesshme afatgjatë.

Në këtë studim u shqyrtuan shumë elementë dhe variabla të ndryshëm. Ajo që ra në sy ishte se në përvojën e pestë, shumica e personave fillonin të “qetësoheshin” dhe të thelloheshin më shumë në jetën e tyre seksuale.

Anketa, e përqendruar në publikun amerikan, me një total prej dy mijë përgjigjesh, tregoi se për 25% të meshkujve dhe të femrave, numri pesë ishte numri ideal.

Me rritjen e përvojave, studimi paralajmëroi edhe një ulje të kënaqësisë seksuale dhe të shanseve për të gjetur personin e duhur.

Ndërkohë, ra në sy se 21% e të anketuarve meshkuj besonin se idealja ishte që partnerja e tyre të mos kishte pasur asnjë eksperiencë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA