Një vajzë e re bëri të ditur se kaloi të gjithë fluturimin e saj në kabinën e një avioni, pasi u ftua prej një prej dy pilotëve që drejtonte “Malaysian Airlines” të zhdukur në mënyrë misterioze që prej ditës së shtunë.
Tre vjet më parë, Jonti Roos, me banim në Melburn tregoi se si ndërsa po priste në në radhë për të marë një fluturim nga Phuket drejt Kuala Lumpurit, kur së bashku me një mikeshën e saj u ftua nga një pilot për të qendruar në kabinë.
Vajzat, të cilat sapo kishin përfunduar një udhëtim dy-ditor në Tajlandë qëndruan në kabinë për të gjithë udhëtimin, përfshi ngritjet dhe uljet, çka është tërësisht e ndaluar nga rregullat e aviacionit.
Roos tregoi se si pilotët u treguan miqësorë, ndonëse tymosnin duhan gjatë fluturimit dhe se jo gjithmonë qëndronin me fytyrën nga kabina.
Ajo theksoi se nuk dëshiron që pilotët të cilësohen si të papërgjegjshëm, por shtoi se mbase ky informacion mund të jetë i dobishëm dhe prandaj vendosi ta ndajë me të tjerët.
Për të dëshmuar pretendimet e saj, Roos tregoi një foto së bashku me dy pilotët, midis të cilëve Fariq Abdul Hamid, oficeri i parë në fluturimin enigmatik të “MH370”.
Top Channel