Celulari pranë të prish gjumin

11/03/2014 17:10

Herën tjetër që do të flini dhe shpresoni që truri juaj të mos jetë i ngarkuar me listën e blerjeve, takimet e nesërme apo problemet e tjera, zgjidhja mund të jetë shumë e thjeshtë, lëvizni celularin tuaj larg koks së krevatit.

Tetë në dhjetë persona dëshmojnë se flenë me celularin pranë tyre gjatë natës, ndërsa gjysma e personave e përdorin këtë mjet si zile zgjimi, por ekspertët janë të shqetësuar për efektet negative që mund të ketë.

Në rastin më të keq, një celular pranë na bën “supervigjilentë” dhe gjumi ynë ka më shumë gjasa që të jetë i turbullt, duke mos mundur që të fitojmë at energji rigjeneruese për të cilat mund të kemi nevojë.

Njëkohësisht, një celular pranë rrit mundësitë e pagjumësisë dhe problemeve të tjera me gjumin.

Eksperti i Shkollës së Gjumit në Londër, Guy Meadoës, deklaroi se shumica e njerëzve do të ndiejnë një përmirësim në gjumin e tyre nëse do të mbajnë larg celularët apo pajisjet e tjera elektronike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA