
Më 8 Mars, shoqëria civile ka kujtuar se shumë të drejta të gruas ende nuk janë respektuar.
Përmes nje manifestimi, ku në mënyrë simbolike, çdo protestues mbante para fytyres portretin e nje deputeti eshte kerkuar qe te rritet numri i grave ne qeverisje, si nje e forme per te çuar sa me perpara emancipinimin e shoqerise.
“Vetëm 19 për qind e këtij Kuvendi përbëhet nga zonja. Vetëm 1,8 për qind e kryetarëve të Bashkive dhe Komunave janë gra. Sot burrat kontrollojnë 81 për qind të Kuvendit dhe 98.2 për qind të pushtetit vendor në Shqipëri. Sa më shumë gra të jenë në politikë, aq më shumë mundësi do të kemi që të kemi politika miqësore për gratë”, tha Altin Hazizaj, përfaqësues i shoqërisë civile.
Me pas, nje tjeter proteste e organizuar nga deputetet e opozites, per te larguarit nga puna eshte zhvilluar para Kryeministrise,
Prane Kembanes se Paqes, nje grup te rinjsh, ne kete dite kushtuar grave, permes vizatimeve dhe mesazheve te tyre, kane kerkuar te ndalet gjakmarrja. Jete te marra si Maria, vajza 17-vjeçare e vrare ne Malesi te Madhe, nuk duhet te kete me.
Por ne kete klime protestash, prane Muzeut Historik Kombetar eshte zhvilluar Panari Nderkombetar per gruan, ku eshte promovuar krijimtaria dhe sipermarrjet e grave ne çdo fushe.
“Qëllimi ynë ishte që të mund të japim një dorë apo një shtytje, jo vetëm në krijimin e një atmosfere festive, sepse gratë festojnë në këtë realitet gri, për fatin tonë të keq, por nga ana tjetër për të treguar që gratë punojnë, prodhojnë. Nuk janë vetëm të dhunuara, por edhe ecin përpara dhe janë të zonjat të jenë këto që shohim ne sot”, thotë Agimarta Lula, menaxhere ekzekutive e “Clover Relations & Exhibitions”.
Permes ketij panari eshte synuar qe te sensibilizohet shoqeria ne mbeshtetjen e gruas shqiptare.
Amnistia, përfitojnë shumë gra
Kanë zgjedhur 8 Marsin, perfaqesueset e Partisë Socialiste në pushtet për t’ju bërë të ditur grave e dënuara në burgun 325, se amnistia që është duke u diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, po shihet prej tyre më shumë vemendje.
Duke u shenuar si amnistia me e gjere dhene ndonjehere, ato thane se po kerkojne qe femrat te jene perfitueset me te mëdha dhe po ashtu po rishihet ligjet per trajtimin ne institucionet e vuajtes se denimit per permisuar kushtet per grate dhe vajzat ne burgje dhe paraburgime, duke shprehur bindjen se shumica e grave ne to jane aty, si viktima te rrethanave e dhunes ndaj tyre.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ne emer te Qeverise garantoi se edhe per femijet e tyre, vemendja do te jete e plote per t’ju siguruar atyre barazi ne arsimim dhe ne mundesite e tjera.
“Ne do të jemi duke punuar e duke vepruar në mënyrë që dhe kushtet për gjithë zonjat, gratë dhe vajzat e Shqipërisë të jenë më të mira, që jeta juaj të jetë më i mirë, me e sigurt dhe të kenë mundësi që të mirë rrisin fëmijët e tyre, në familjet e tyre, bashkarisht me bashkëshortët e tyre. Gëzuar dhe njëherë festën e 8 Marsit”, tha Nikolla.
Top Channel