“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Fotot e mëposhtme tregojnë femrat pakistaneze të cilat janë të detyruara të kalojnë jetën në skllavëri pasi familjet e tyre janë të mbytura në borxhe. Këto fatkeqe bëjnë punë të rënda me page të ulët dhe jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira për të larë borxhet e mëdha.
Nuk ka një shifër zyrtare, por mendohet se “punonjëset e borxhit” në Pakistan janë me mijëra.
Amna Bhatti ka 50 vite që punon në një furrë gëlqerore në kryeqytetin Islamabad. Ajo ka punuar që në moshën 10-vjeçare, fillimisht për të larë borxhet e familjes së saj e më pas vazhdoi punën për të larë borxhet e burrit që ndërroi jetë. Me shumë mundësi, ajo do të punojë deri në fund të jetës. Burri i la rreth 2 mijë dollarë borxh kur vdiq 12 vite më parë.



Duke marrë parasysh se puna e këtyre grave paguhet vetëm 3 dollarë në ditë, është e vështirë që borxhi të lahet ndonjëherë.


“Jemi të varfër dhe gjithmonë do të jemi të varfër. Kur i hyn kësaj pune, rrugëdalja e vetme është vdekja”, thotë Amna Bhatti.

Top Channel