Një avion pasagjerësh i nisur nga Libani për në Irak u detyrua të kthehej mbrapsht në mesin e fluturimit, pasi djali i ministrit iraken të Transportit bëri një sherr se përse linja u nis pa të.
Lajmi u konfirmua prej “Middle East Airlines”.
I biri i politikanit ishte pjesë e listës së pasagjerëve, por pasi ai nuk u paraqit në kohë në aeroport, linja u nis pa pritur për të.
Pasi mbërriti në aeroport dhe mësoi i revoltuar se avioni ishte nisur, i riu kërcënoi linjën duke telefonuar babain, për t’i kërkuar që t’i jepte urdhër Bagdadit që të mos lejonte uljen e avionit.
Përballë këtyre kërcënimeve, e vetmja rrugëzgjidhje për “MEA”-in ishte të kthente mbrapsht avionin në Liban, në mënyrë që djali i ministrit të ngjitej në bord dhe të nisej për herë të dy me të drejt Irakut.
Ministria e Tranportit të Irakut konfirmoi incidentin, por theksoi se avionit i ishte thënë që mund të mos i jepej leja për t’u ulur në Bagdad për shkak të pastrimeve rutinë të aeroportit.
Top Channel