Nënkryetari i Levanit plagos dy qytetarë
02/03/2014 16:15
Dy persona mbetën të plagosur në komunën Levan, pranë Fierit, pasi u qëlluan me armë zjarri nga nënkryetari i komunës.
Sipas informacioneve, Eqerem Braçe hapi zjarr ndaj shtetasve Klodian dhe Besnik Aliaj, në një servish makinash.
Ende nuk dihen arsyet që motivuan nënkryetarin e komunës të qëllonte ndaj dy personave që supozohet se përfaqësonte në organet lokale, por për fat të mirë, të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën në spital.
Brenda pak minutash, nënkryetari i Levanit u arrestua nga policia, e cila është duke hetuar mbi arsyet që motivuan këtë krim.
Top Channel