“Mësymja” e policisë ndaj krimit

02/03/2014 14:50

Të paktën 640 policë, përfshirë edhe forcat “Renea” kanë marrë pjese mëngjesin e së dieles në një operacion mbi persona me precedente penalë dhe të dyshuar si të përfshire në ngjarjet e fundit në Tiranë, Durrës, Fushë-Krujë dhe Krujë.

Burimet e Drejtorisë së Policisë bënë të ditura se ky operacion është një mësymje që policia ka ndërrmarë pas akteve të fundit që kanë shqetesuar opinionin publik.

Më shumë se 80 objekte specifike u bënë synimi i policisë, ndërsa shume pronarë të këtyre objekteve janë shoqëruar në polici.

Policia nuk bën të ditura rezultate, por mendohet që jane bllokuar dhjetëra armë luftarake si edhe fishekë të llojeve të ndryshëm.

Në një banese, policia bllokoi një makine për përgatitjen e eksplozivëve.

Pronari i saj, emri i te cilit nuk behet publik, mendohet që të ketë shitur kohet e fundit eksploziv.

Policia tha se në listen e kontrolleve jane qindra objekte të tjera, të cilat mendohet të jene pronësi e personave dyshuar si të inkriminuar në ngjarjet e frundit.

Lista sipas policisë mendohet të jetë e gjatë dhe do të vazhdoje me ditë të tëra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA