Mbipesha? Leshterikët e detit të dobësojnë…

01/03/2014 00:00

Leshterikët (algat e detit) mund të kenë përbërësin sekret që ndihmon në rënien në peshë, kanë sugjeruar studiuesit.

Shkencëtarët në Universitetin e Newcastle thanë se një komponent i gjetur në leshterikët e zakonshëm të detit mund të ndalë thithjet e yndyrave nga trupi, duke shmangur shëndoshjen.

Testimet tregojnë se alginatet, që gjenden në mbetjet detare apo leshterikë, mund të ndihmojnë në tretjen e yndyrave në zorrë.

Rezultatet e kërkimeve, të publikuara në gazetën “Food Chemistry”, tregojnë se rritja e katërfishtë e një lloji të këtyre alginatave mund të rrisë absorbimin kundër shëndoshjes me 75%.

Edhe pse zakonisht nuk konsiderohen si të shijshme, fibrat naturale të gjetura te leshterikët, të cilët frenojnë trupin të thithë yndyrat, mund të bëhen më tërheqëse për njerëzit, të cilët përpiqen të humbasin në peshë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta