
Historia e problematikës me admistratët publike sa herë ndryshon
pushteti në Shqipëri vijon të prodhojë përplasje të forta mes qeverisë
dhe opozitës, të cilat nuk kalojnë pa u mbajtur shënim nga
ndërkombetarët.
Që prej vitit 2004 kur është publikuar i pari progres raport prej Komisionit Europian deri tek ai më i fundit i Tetorit 2013 problematikat endemike me admistratën publike janë pjesë e raporteve. Të dhjetë raportet kanë një të përbashkët. Togfjalëshin adminstratë e politizuar. Në asnjërin prej raporteve nuk mungon kostatimi i emërimeve politike në kundërshtim me ligjin dhe meritokracinë.
2004 -Cështje të trashëguara si korrupsioni, ndërhyrjet politike, mospasja e burimeve njerëzore, mos zbatimi kuadrit ligjor vijojnë të dëmtojnë duke e mbajtur larg standardeve pavarësinë e shërbimit civil. Ka raportime se një presion i madh ushtrohet në nivel lokal dhe qëndror nga autoritetet politike, ndaj punonjësve të shtetit para dhe pas zgjedhjeve të Tetorit 2003. E gjitha kjo ka patur një efekt negativ në eficencën dhe stabilitetin e administratës publike.
2005-Në Shqipëri shërbimi civil vijon të pengohet në nevojën e ndarjes prej politikës dhe nivelit administrativ. Emërimet politike deri në nivelin e drejtorit në shumë ministri janë ende normë. Në veçanti emërimet e sekretarëve të përgjithshëm mbetet politike duke kompromentuar rolin e tij në përkthimin e ideve në politika dhe menaxhim të drejtë të personelit. Ministrat janë përfshirë personalisht në drejtimin e ministrive duke mos lejuar lënien e detyrave në dorë të punonjësve permanent në shtetit.
2006-Marrja në punë apo shkarkimer e personelit në disa raste kanë ndodhur pa u zbatuar Ligji i Nëpunësit Civil. Prezantimi strukturës së re ka cuar në shkurtimin e kapaciteve njerëzore në shumë fusha të administratës publike.Emërimet politike të punonjëshve të shtetit mbetet një fenomen i përhapur duke ngushtuar rritjen profesionale të punonjësve të administratës në nivelet e larta.
2007-Emërimet politike që nga nivelet e larta dhe ato të mesme vijojnë shpesh pa i kushtuar vëmendjen e duhur ligjit për Shërbimin Civil. Firmosja e akteve administrative vijon duke përdorur zëvëndësimet e përkohshme të cilat nuk janë emërime zyrtare. Nevojitet rekrutim dhe promovim në bazë të meritës sikurse dallimi i qartë mes politikës në nivlet administrative gjë e cila duhet monitoruar.
2008-Në dhjetor 2007 Qeveria ndërmori disa amendime të ligjit për vlerësimin e performancës të punonjësve të shtetit. Në janar 2008 hyri në zbatim sistemi i ri i vlerësimit për këta punonjës. Pavarësisht kësaj, largimi personelit nga puna dhe qarkullimi i tyre pas presioneve politike ka vijuar. Ligji Shërbimit Civil, i cili rregullon çështjet e administratës publike, është miratuar por nuk aplikohet në menyrë sistematike. Emërimet kanë vazhduar sipas linjës politike partiake, në kundërshtim me ligjin për Shërbimin civil. Si pasojë mungesa llogaridhënies me të tilla emërime ka dëmtuar pavarsinë.
2009-Lëvizjet e punonjësve të administratës publike të motivuara politikisht kanë vazhduar. Pjesa e vendeve të lira të plotësuara nga nëpunës me kontratë mbetet i lartë, në 20% në të gjitha vendet e lira. Praktikat e mos zbatimit të ligjit për Nëpunësin Civil ka krijuar premisa e krijimit të administrate të politizuar. Rekrutimet në shërbimin civil vijojnë në zhvillohen pa patur procedura transparente. Nevojitet progres i mëtejshëm në krijimin e një administrate publike të pavarur, bazuar në meritë pa patur ndërhyrje politike.
2010-Qeveria ka lëshuar një vendim të datës 1 Tetor 2010 me qëllim uljen e përdorimit të kontratave të përkohëshme të punësimit. Ky vendim dhe zbatimi tij duhet të shihen në praktikë.Konstatohet se në përgjithësi janë vërejtur lëvizje dhe largime nga puna të punonjësve civil vitet e fundit, pasi janë përdorur praktrika me prapavijë politike në emërimet e tyre.
2011-Funksioni i shërbimit civil vazhdon të vuajë nga politizimi, në veçanti emërimet.Zbatimi urdhërit të Kryeministrit lëshuar në Tetor 2010 për zvogëluar në 2.5% numrin e atyre që punësohen me kontrata të përkohshme në Shërbimin Civil mbetet i dobët.Zbatimi kuadrit ligjor aktual është i ulët. Në aspektin institucional departamenti administratës publike vuan nga mungesa e kryerjes së rolit të tij në ushtrimin e autoritetit. Ndërtimi i një administrate publike të pavarur, e lirë nga ndërhyrjet politike, mbetet dicka që duhet arritur.
2012- Në të shumtën e rasteve institucionet e Qeverisë qendrore kanë dështuan në marrjen e aprovimit nga Departamenti Administratës publike për rekrutimet e punonjësve me kontrata të përkohshme, madje kanë kundështuar refuzimet e DAP-it. Shërbimi Civil vazhdon të vuajë nga mangësi që vijnë prej politizimet, mungesës së meritokracisë në rekturim, promovimi dhe shkarkimet.
2013-Shënohet progres në reformën për administratën publike me miratimin e ligjit për shërbimin civil një prioritet kyç.Tani kërkohet zbatimi në baza të meritës. Departamenti Administratës Publike duhet të forcohet. Përpjekje të mëtejshme duhen për ta depolitizuar administratën publike për të siguruar luftën ndaj korrupsionit, forcimin e emërimeve në bazë të meritës, promovimin dhe shkarkimin sikurse rritja në mënyrë efiçente e stabilitetit financiar.
Top Channel