Kontraceptivët favorizojnë sklerozën

28/02/2014 13:50

Kontraceptivët janë shndërruar në një prej formave më të përhapura të planifikimit familjar apo parandalimit të shtatzanive të padëshiruara.

Megjithatë, disa efekte anësore janë ende të panjohura dhe një studim i ndëmarrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sugjeroi se përdorimi i tyre mund të rrisë deri në 50% mundësinë e goditjes nga skleroza gjatë moshës së tretë.

Studimi, përfundoi gjithashtu se gratë dhe vajzat obeze që përdorin kontraceptivë kanë një probabilitet më të madh të prekjes nga sëmundja, për shkak të një ndërveprimi ende të pahulumtuar thellësisht të përbërësve të pilulës me hormonin që kontrollon tretjen, që tek ato gjendet në sasi më të madhe në gjak.

Kontraceptivët kanë një përbërje hormonale, duke ndikuar në ciklin menstrual të femrës në një mënyrë të tillë që pamundësojnë mbetjen shtatzanë gjatë kohës së përdorimit të tyre.

Skleroza e shumëfishtë shkaktohet nga dëmtimi i mielinës, një lëndë që vesh sipërfaqen e nervave të sistemit nervor qëndror dhe kur kjo ndodh, trupi i njeriut keqkupton sinjalet dhe sistemi ynë imunitar dëmton vetë nervat.

Kjo mund të shkaktojë një degradim të shpejtë, duke shkaktuar probleme serioze, invaliditet dhe në fazat e fundit vdekje.

Nëpërmjet mjekimeve që ekzistojnë sot, mund të ngadalësohet avancimi i sklerozës, por ajo është e pashërueshme pasi shfaqet dhe së fundmi mjekët kanë dhënë alarmin se një numër gjithmonë e më i madh të rinjsh po goditen prej saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA