Aplikacioni që mban të dashurat e kënaqura

28/02/2014 10:25

Një aplikacion i ri me synim që të parandalojë të dashuarat që të ndihen të neglizhuara është hedhur në treg.

”BroApp”, krijimi i dy australianëve 29-vjeçarë është një program, i cili dërgon mesazhe të paraprogramuara në orarin e planifikuar.

Sipas krijuesve të aplikacionit, me banim në Brisbejn, ata nuk e krijuan këtë aplikacion sepse janë dembelë në raportin e tyre me femrat, por sepse i pëlqen që të dashurat e tyre të ndiejnë dashurinë e tyre edhe kur nuk kanë mundësi që t’i shkruajnë.

Në fakt, ata testuan këtë produkt për tre muaj në mënyrë sekrete tek të dashurat e tyre, përpara se ta hidhnin në treg.

”Ne krijuam një version paraprak të “BroApp” në atë kohë, e madje nuk i kishim vendosur as edhe emrin. i dërgonim një mesazh të paraprogramuar të dashurave çdo ditë. Taktika funksinoi dhe disa orare të vështira për t’i shkruar u vlerësuan shumë prej të dashurave, ndërsa ne ishim në gjumë ose duke bërë aktivitete të tjera”, thanë djemtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA