
Qeset kanë zëvendësuar më së miri gjethet e pemëve, mbeturinat e hedhura shumë pranë vendbanimeve tona përngjajnë me dunat e ngritura nga era, anës lumenjve e brigjeve të Detit Jon dhe Adriatik gjenden mbeturina nga më të ndryshmet.
Te gjendur ne kete situate ne 5 Shkurt te ketij, viti Ministria e Mjedisit shpalli emergjencen mjedisore ne te gjithe vendin.
Vetem pas pak kohesh Ministria e Mbrojtjes vuri ne levizje ushtrine. Te shtunen, e para ata filluan pastrimin e territorit ne disa akse kryesore sic eshte Hani i Hotit-Shkoder, Ura e Bunes-Shiroke e per te vazhduar me pas me pastrimin e akseve te tjera.
Te shtunen e trete te aksionit morën pjesë 1 319 forca, 101 mjete, u pastruan 176 km rruge dhe u grumbulluan 211 ton mbetje urbane.
Pavaresisht aksionit te ndermarre nga institucionet, pavaresisht se jemi vetem disa muaj para celjes se sezonit turistik e pavaresisht se mbeturinat gati gati po na zene pragun e deres, njerezit kane qendruar indiferent, kane kundruar nga larg punen e ushtareve e nuk e kane pare te arsyeshme per t’iu bashkuar ne heqjen e mbeturinave nga territori ku ata cdo dite jetojne.
Top Channel