Një 10-vjeçar, i cili vodhi makinën e prindërve të tij për të takuar gjyshin në Norvegji goditi sërish, duke vjedhur një tjetër makinë vetëm disa ditë pasi historia e tij fitoi vëmendje kombëtare.
I mërzitur nga pamundësia për të takuar shpesh gjyshërit që jetonin 120 kilometra larg, javën e shkuar, i mituri mori të motrën 18 muajshe gjatë orëve të para të mëngjesit dhe çelësat e automjetit të prindërve, të cilin arriti ta ndizte dhe të përshkonte 10 kilometra, përpara se të përplasej me shpejtësi të ulët me një pirg dëbore jashtë rrugore.
Pasi në vendngjarje mbërriti policia, i mituri tha se ishte një lypës që kishte harruar patentën në shtëpi, por u kthye shëndosh e mirë tek prindërit e terrorizuar së bashku me të motrën.
Megjithatë, ndërsa një herë mund të jetë rastësi, hera e dytë është një konfirmim.
Këtë herë, djali vodhi përsëri një automjet të fqinjëve, të cilin arriti ta ndizte dhe përpara se të ndalohej në autostradë, tregoi se ka përmirësuar ndjeshëm edhe aftësitë e tij si shofer, duke arritur të qarkullonte pa probleme për 40 kilometra.
Top Channel