Tiranë, kapet i kërkuari për vrasje
17/02/2014 19:00
Policia e Tiranës ka arrestuar pasditen e së hënës një të ri 32-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerje të veprës penale të vrasjes.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave në pranga ka rënë shtetasi Arlind Aliasufi, i cili është ndaluar në lagjen Komuna e Parisit.
Burimet saktësojnë se 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, e cila e ka dënuar në mungesë me 17 vjet burg për vrasjen e një personi.
Top Channel