Arti është menëyra më e mirë për shkrirjen e kufijve mes shteteve.
Kete eshte perpjekur te shfrytezoje Festivali Ndërkombëtar i Skulptures ne edicionin e sivjetshem “Skulp Fest”, i cili po mbahet ne Prizren me rastin e 6 –vjetorit te shpalljes se Kosoves shtet i pavarur.
Ne sezonin dimeror te ketij eventi, “Skulp Ice” artistet nga Spanja, Norvegjia, Turqia, Serbia, Kosova dhe Shqiperia kane ndertuar permes skulpturave ne akull tematikat e tyre dhe koncepti i ketij organizimi qe ka ne fokus promovimin e Kosoves, eshte ngritur mbi idene e shkrirjes, si Shkrirja e Njohjeve, Shkrirja e Integrimit Evropian, Shkrirja e Potencialit, Shkrirja e Tabuve dhe Shkrirja e Gjelbër.
Keshtu, nisma synon perpos se gjithave të promovoje shtetin e Kosovës në rrafshin global dhe paralelisht ngre një thirrje për promovimin e artistëve të skulpturës nga vendi e rajoni.
“Pavarësisht pranimit apo mospranimit politik, te shteteve qe perfaqesojne, artistët pjesëmarres ne edicionin e trete te “Skulp Ice” duan te tregojne se arti nuk ka barriera.
Në mbyllje të festivalit, punimet prej akulli të realizuara gjatë tre ditëve te festivalit do të shkrihen me flakë për të përcjellë mesazhin e shkrirjes tek audienca për rëndësinë e lëvizjes së lirë dhe liberalizimin e vizave.
Top Channel