Një numër gjithmonë edhe më i madh grash europiane udhëtojnë drejt Sirisë për t’u martuar me xhihadistë, raportoi “Daily Mail” në një artikull të së hënës.
Pothuajse të gjitha këto vajza i njohin bashkëshortët e tyre të ardhshëm në internet, pasi kodi i rreptë islamik i ndalon gratë që të udhëtojnë të vetme.
Shumica e nuseve shohin tek xhihadistët shembullin e mënyrës se si mund të ndiqet një jetë e shëndetshme dhe e drejtë.
Numri i përgjithshëm i grave mbetet ende i panjohur, por sipas burimeve të “Daily Mail”, dhjetëra gra britanike tashmë janë martuar dhe shumë të tjera janë duke u përpjekur që të bëjnë një martesë të tillë.
Një fenomen i tillë është vërejtur edhe në vende të tjera të Europës, ndaj numri i përgjithshëm i grave besohet se numërohet në disa qindra.
Ky artikull publikohet një javë pasi Londra konfirmoi rastin e parë të një shtetasi britanik, që realizoi një sulm vetvrasës në Siri, për llogari të kryengritësve radikalë që luftojnë regjimin e Bashar al-Assadit.
Pak ditë më parë, një studente britanike, 26-vjeçarja Nawal Msasad u arrestua në një aeroport, pasi iu zbuluan 16 500 paund në mbathjet e saj.
Nawal Msaad, vajza e arrestuar nga autoritetet britanike
Ajo dyshohet se ishte vendosur në kontakt me grupe xhihadiste dhe po udhëtonte në një destinacion ende të panjohur, me shumë gjasa në një shtet kufitar me Sirinë, për t’i dhënë luftërarëve radikalë këtë kontribut financiar.
Top Channel