Stuhia e acartë në SHBA

14/02/2014 00:00

Pjesa verilindore e Shteteve të Bashkuara u godit sërish nga ajo që
meteorologët e quajtën “dallga e dytë e stuhisë së acartë” që solli
reshje të tjera dëbore, ndërsa në jug, qindra mijëra persona kanë mbetur
pa energji elektrike.

Rreth 550 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur në erresire dhe të paktën 1000 fluturime u anuluan të premten. Stuhia është fajësuar për të paktën 22 viktima, përfshire edhe një grua shtatzënë, e cila u godit nga një makinë borë-pastruese. Stuhia goditi pjesën lindore te SHBA-se të rraskapitur nga dimri, siç shkruajnë mediat.

Në fillim të këtij muaji, Washington D.C, Detroit, Boston, Chigaco, New York dhe St. Louis kanë rregjistruar deri në tre herë më shumë debore, se normalja në stinën e dimrit. Të enjten, në Washington D.C dëbora kishte arritur ne 38 centimetra, ndersa në New York City, 20 centimetra. Këtu kryebashkiaku Bill De Blasio u kritikua që nuk i mbylli shkollat të enjten. Kreu i unionit të mësuesve e quajti një gabim të rende, që nxenesit, prinderit dhe mesuesit udhëtuan në të tilla kushte. Por De Blasio u pergjigj se “shume prinder ishin të varur nga shkolla, sepse ata nuk mund të kujdeseshin për fëmijet, ndërsa punonin”. Sipas tij, prej vitit 1978 shkollat janë mbyllur 11 herë.

Meteorologët parashikuan se reshjet e dëbores do të vazhdojnë të bien përgjatë të premtes dhe më shumë do të regjistrohen në Connecticut dhe Massachusetts. Ndërsa në fundjavë, Shërbimi Kombëtar i Motit ne Shtetet e Bashkuara parashikon lehtësim të situatës.

Të premten, Washington-i zyrtar e nis punën dy orë me vonese. Mbi 6500 fluturime u anuluan të enjten, duke iu referuar faqes se fluturimeve, FlightAëare.com. Stuhia u zhvendos në verilindje te merkuren në mbremje, ndersa mengjesin e së enjtes goditi jugun, duke dëmtuar linjat elektrike. Nderprerjet me te medha te energjise janë rregjistruar në Karolinën e Jugut dhe Georgia, ku presidenti amerikan Barak Obama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke i hapur kesisoj rrugën ndihmave federale. Për meteorologët kjo ishte një nga stuhitë më të rënda që goditi Atlantën, qytetin më të madh të jugut, prej vitit 1973.

Top Channel