Lazarat, arrestohet shpërndarësi i kokainës

14/02/2014 09:15

Një shtetas 31-vjeçar u vendos në pranga nga Policia e Gjirokastrës, me dyshimin se shpërndante kokainë në “kryeqendrën” e hashashit të vendit, në Lazarat.

Burime të policisë informuan se në kuadrin e operacionit “Furnitori”, shtetasi Klaudio Tola u arrestua në dalje të Lazaratit.

Në zotërim të tij u zbuluan 100 gramë kokainë, të cilën dyshohet se Tola e shiste në fshat.

31-vjeçari Klaudio Tola u arrestua një ditë pasi në qytetin e tij të origjinës, në Vlorë, u ndaluan dy tonë kanabis, të dyshuar si me prejardhje nga Lazarati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA