Të qënit homoseksual është pjesë e kodit tonë gjenetik.

Ky ishte përfundimi i një studimi të ndërmarrë prej Universitetit të Chigagos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas studiuesve, ata kanë qenë në gjendje që të zbulojnë “gjenin” që të bën homoseksual, çka nëse vërtetohet do t’i jepte fund temës nëse seksualiteti është përzgjedhje apo çështje biologjike.

Kërkuesit e universitetit morën në studim kodin gjenetik të më shumë se 400 çifte vëllezërish homoseksualë, të rekrutuar për këtë studim nga parada e krenarisë së zhvilluar më parë gjatë 2013-s në Chicago.

Në studimin e ADN-së u arrit të identifikoheshin dy gjene, të cilat besohet se janë përgjegjëse për ndryshimin e orientimit të zakonshëm seksual.

Ndonëse rezultatet nuk mund të konsiderohen ende si të sigurta, doktori Micheal Bailey, i Universitetit të Ilinoisit pretendon se ky studim është më domethënësi i realizuar ndonjëherë në këtë fushë.

Kërkime të mëtejshme do të vazhdojnë për të përcaktuar vërtetësinë e këtij studimi, por shkencëtarët shprehën edhe një shqetësim.

”Është e një rëndësie thelbësore që të shmanget mundësia që në të ardhmen, njohja e këtyre gjeneneve që në shtatzani të mundësojë abortin selektivë të fëmijëve homoseksualë”, shtoi doktori Bailey.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA