Stuhia e akullit godet SHBA

13/02/2014 00:00

Një stuhi akulli goditi pjesën shumë të populluar në verilindje të
Shteteve të Bashkuara, pasi shkaktoi probleme në Jug, ku më shumë se
gjysmë-milioni shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike dhe mijëra
fluturime u anuluan.

Të paktën 12 persona humbën jetën si pasojë e stuhisë që ndikoi tek banorët e 22 shteteve nga Texas në Maine. Rruga më e ngarkuar në Shtetet e Bashkuara, mes Uashington D.C dhe Bostonit u mbulua me 20 centimeter dëborë.

Të mërkurën, kompanitë ajrore urdhëruan uljen e mbi 3300 fluturimeve dhe të enjten anuluan 3700, më shumë se gjysma e tyre nga New York dhe Washingtoni, duke iu referuar faqes online të fluturimeve “FlightAware.com”.

Stuhia e përshkruar nga Shërbimi Kombëtar i Motit në Shtetet e Bashkuara si e “përmasave historike” në Jug shkaktoi rrezimin e pemeve, linjave elektrike dhe mbuloi me akull autostradat, që u shndërruan në vend-parkime, ndersa banoret u mbyllen ne shtepite, ku nuk kishte energji elektrike.

Meteorologët thanë se ishte një prej stuhive më të medha që goditi qytetin më të madh në jug, Atlantan, prej vitit 1973. Presidenti amerikan Barak Obama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin e Karolinës se Jugut dhe në kontete veriore të Georgia. Të mërkurën në mbremje, Agjensia Federaleve e Menaxhimit të Emergjencave transportoi gjeneratore, ushqime, ujë të pijshëm, krevate portative dhe carcafë në një qendër emergjence në Atlanta.

Top Channel