Pakistan, vriten 11 policë nga sulmi kamikaz

13/02/2014 00:00

Një autobus me policë është shënjestruar nga një kamikaz duke shkaktuar të paktën 11 viktima. Më shumë se 40 të tjerë janë plagosur nga sulmi që ndodhi në mëngjes herët, në qytetin e Karaçit.

Qindra policë kanë humbur jetën në këtë qytet duke luftuar militantët dhe bandat kriminale të lidhura me partitë kryesore politike.

Policia bën të ditur se autobusi po linte një qendër trajnimi në lindje të qytetit kur u sulmua nga një makinë e mbushur me eksploziv.

Sipas BBC, 10 nga të plagosurit janë në gjendje shumë të rëndë nga plagët e marra.

Ky sulm vjen në një kohë që qeveria pakistaneze dhe talebanët po bisedojnë për arritjen e marrëveshjes së paqes.

Top Channel