“Lufta e monedhës”

13/02/2014 00:00

Duke startuar të ashtuquajturën “lufta e monedhës”, shefi i financave
britanike, 42-vjeçari Xhorxh Osbone ne kryeqytetin skocez tha se
stërlina është një nga monedhat më të vjetra dhe më të suksesshme në
botë.

Nje Skoci e pavarur, pas referendumit te shtatorit te ardhshme nuk do te mundesonte qe Skocia te kishte te njejten monedhe ne qarkullim si Anglia dhe pjesa tjeter e Britanise.

Osbone tha se vendet e Unionit britanik kane perballuar krizen me te rende financiare dhe ekonomike ne bote qe nga koha e depreisonit te madh. Sipas tij, mbi 100 mije vende pune te reja jane krijuar ne Skoci gjate kater viteve te fundit dhe ka 65 mije te papune me pak se ne 2010, argumentoi ministr britanik i Financave.

Kjo deklarate e cila do te pasohet edhe nga deklarata te ngjashme nga tre partite kryesore politike ne Britani perben etapen me te re te fushates per ta mbatur Skocine, me rezerva te medha nafte dhe gazi, pjese e Bitanise se Madhe. Nje levizje te tille politikanet nacionalist ne Skoci e cilesojne si nje levizje paniku qe do te kunderveproje ne menyre spektakolare.

Sipas tyre, nese Skocia behet e pavarur serish ata do mund ta mbajne sterlinen dhe Londra nuk mund te adoptoje nje qendrim te tille pasi kjo do te nenkuptojë se Skocia nuk do te jete ligjerisht me pjese e borxhit kombetar.Nje opsion i mundshem sipas analisteve, mund te jete qe  nje Skoci e pavarur, te vazhdojë te perdorë  sterlinen ne te njejten menyre si Ekuadori qe perdori dollarin amerikan ne prag  te ndonje hyrje te mundshme ne monedhen e vetme evropiane, ne nje date te mevonshme.

Top Channel