“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Në një nga qytetet më të pasura të Botës mund të gjesh njerëz që kanë si shtëpi kafaze të vogla për të cilat paguajnë rreth 150 dollarë në vit qira pasi jetesa në një qytet të vogël me popullsi shumë të madhe bën që qiraja të jetë stratosferike për të varfërit, qoftë edhe për apartamente shumë modeste.
Kafazet e të varfërve janë 1.8 metra të larta dhe 1 metër të gjera. Këto “banesa” janë njëra mbi tjetrën dhe janë fotografuar nga britaniku Brian Cassey.


Me një popullsi prej 7 milionë banorësh, ish-kolonia e pasur britanike ka një sipërfaqe prej 1103 km² dhe për këtë arsye çmimet e qirave janë shumë të larta. Një apartament me vetëm një dhomë kushton rreth 1500 $ në muaj.

Shtëpitë-kafaze nisën të “lulëzonin” në vitet ’50-’60, ku shumë emigrantë nga Kina u dyndën në Hong Kong. Në vitin 2007 llogaritej se në kushte të tilla jetonin 53 mijë persona.

Top Channel