
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes në qytetin e Pogradecit, e për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Aksidenti është regjistruar në zonën e quajtur “Blloku i Vilave”, teksa mjeti me targë PG 5278 B, i drejtuar nga Renato Sinjaku, pasi ka përplasur dy kalimtarë, është përplasur me një pemë dhe më pas me muret rrethues dhe kangjellat e “ish-Vilave Qeveritare”.
Sipas të dhënave të policisë, viktimë e aksidentit ka mbetur kalimtari Bashkim Pera, 55 vjeç, i cili, si pasojë e goditjes së fortë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa është plagosur rëndë edhe Fari Neziri, 56 vjeç.
Si pasojë e goditjes së fortë të mjetit, edhe drejtuesi Renato Sinjaku është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, blutë e qytetit të Pogradecit bënë të ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tepër e madhe e mjetit.
Top Channel