10-vjeçari i vjedh prindërve makinën

13/02/2014 16:50

Një 10-vjeçar në Norvegji drejtoi autoveturën e prindërve të tij për 10 kilometra, në një rrugë të mbushur me borë, me qëllim që të shkonte të takonte gjyshërit e tij.

I mituri, me banim në Dokka, një qytet 110 kilometra në Veri të Oslos, mori në këtë udhëtim edhe motrën e tij 18-muajshe.

Ai kishte vënë zilen e zgjimit në orën gjashtë të mëngjesit, e ndërsa prindërit e tij flinin, ndezi makinën dhe u nis.

Mbetet ende për t’u kuptuar se një i mitur ishte në gjendje të kryente një detyrë të tillë të ndërlikuar.

Pas 10 kilometrash rrugë, 10-vjeçari u përplas me shpejtësi të ulët me një pirg dëbore dhe mbeti i bllokuar, deri në mbërritjen e policisë rrugore.

I pyetur se kush ishte, ai e identifikoi veten si një lypës, që kishte harruar patentën e tij në shtëpi.

Pavarësisht tentativës për t’i shpëtuar policëve, i mituri u verifikua shpejt se kush ishte dhe u rikthye shëndoshë e mirë, së bashku me të motrën, tek prindërit, që nuk do të harrojnë kurrë zgjimin terrorizues, kur panë se të dy fëmijët e tyre mungonin nga shtrati në mëngjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA