Spanja drejt kufizimit të abortit

12/02/2014 15:35

Një ligj i shumëdebatuar që synon të kufizojë të drejtën e grave spanjolle për të abortuar kaloi pengesën e parë në Parlament, pasi një mocion i opozitës me qëllim bllokimin e ligjit u shfuqizua.

Mocioni i propozuar nga socialistët në opozitë u mund me 183 vota kundër dhe 151 vota pro.

Forcat konservatore, të udhëhequra nga Partia Popullore në pushtet votuan në shumicë kundër mocionit dhe vetëm gjashtë deputetë të shumicës, në votimin e fshehtë abstenuan.

Sipas deputetëve të opozitës, kufizimi i të drejtës së abortit vetëm sa do të detyrojë gratë spanjolle që duan të heqin shtatzaninë e tyre që të udhëtojnë jashtë shtetit për të kryer në vende të tjera ndërhyrjen.

Sondazhet në opinionin publik tregojnë se 80% e spanjollëve, përfshi katolikët praktikantë, besojnë se ky ligj është i panevojshëm.

Në mbështetje të ligjit është kryesisht kisha, e përfaqësuar nga Ministri i Drejtësisë, Alberto Ruiz-Gallardon, i cili thotë se ligjvënësit duhet të barazpeshojnë të drejtën e grave me atë të foshnjeve të palindura.

Në bazë të ligjit aktual, gratë spanjolle mund të zgjedhin të ndërpresin barrën e tyre deri në muajin e tretë.

Nëse ligji i ri do të miratohet, kjo e drejtë do të kufizohet për vetëm ato gra, të cilat mbesin shtatzanë pas një përdhunimi apo që provohen nga mjekët se mund të rrezikojnë jetën e tyre nëse mbarsin fëmijën deri në fund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA