Itali, pranë largimit kryeministri Letta

12/02/2014 15:15

Kryeministri i Italisë, Enrico Letta, do të prezantojë përpara qeverisë programin e vitit 2014, ndërsa rriten spekulimet për mundësinë e zëvendësimit të tij nga lideri i partisë, Matteo Renzi.

Të dy politikanët pritet të mbajnë një takim kokë më kokë gjatë të mërkurës, me qëllim që të bisedojnë mbi krizën politike që ka përfshirë vendin. Leta, i cili u shndërrua në drejtuesin e një koalicioni të brishtë të udhëhequr nga Partia Demokratike pas zgjedhjeve të Prillit 2013 është kritikuar publikisht prej Renzit.

Renzi, kryebashkiaku i Firences, u shndërua edhe në lider të PD-së në Dhjetor. Ndonëse relativisht pa përvojë, statistikat tregojnë se Renzi është shndërruar në një prej politikanëve më të pëlqyer nga italianët dhe ndonëse një ndryshim potencial i qeverisë do të vinte në një moment të keq për vendin, besohet se italianët mund ta mirëpresin këtë “rokadë”.

Më parë gjatë Janarit, Renzi arriti një marrëveshje me Berlusconin, liderin e partisë “Forca Italia”, që udhëheq koalicionin më të madh opozitar, për të kaluar disa reforma kushtetuese dhe një ligj të ri zgjedhor. Në të shkuarën, Renzi është shprehur pro mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme.

Nga ana e tij, presidenti Napolitano, njeriu që emëroi kryeministrin Letta, ka thënë se vendimi për një ndryshim të mundshëm të qeverisë i përket vetëm Partisë Demokratike, e cila në Itali është një parti e qendrës së majtë.

Në mbështetje të ndryshimit të kryeministrit është shprehur edhe një prej figurave të njohura të politikës italiane, ish-kryeministri Romano Prodi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA