Botoksi, trajtimi që përdorim për të eliminuar rrudhat apo për të fryrë buzët është duke u testuar në Norvegji si një kurë për dobësim.

Sipas teorisë që po provohet, nëse botoksi injektohet në muskujt e stomakut bën që shpejtësia e lëvizjes së ushqimit në aparatin tretës të ngadalësohet.

Në këtë mënyrë, personat që i nënshtrohen trajtimit ndihen të ngopur për një kohë më të gjatë dhe si rrjedhojë konsumojnë më pak ushqim.

Testimet në kafshë kanë treguar se brenda 3-5 javësh, pesha trupore mund të reduktohet në mënyrë të ndjeshme.

Përsa i përket efekteve anësore, të paktën ato të njohura janë minimale, ndërsa ndërhyrja me botoks është më pak e kushtueshme dhe më e sigurt se ndërhyrjet e tjera për reduktimin e peshës, midis të cilave kirurgjia për heqjen e një pjese të stomakut apo liposuksioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA