Në një projekt ambicioz, fotografi britanik Jimmy Nelson ka udhëtuar nëpër Botë për të vizituar tributë indigjene dhe për të dokumentuar në imazhe jetën e tyre përpara se ajo të zhduket përgjithmonë.

Rezultati është një libër me fotografi i titulluar “Before They Pass Away” (Para se të ndërrojnë jetë). Në këtë libër mund të gjenden që nga pjesëtarët e Los Gauchos në Argjentinë e deri tek Chuchki-t e Siberisë.

Në faqen e tij të internetit fotografi shpjegon se qëllimi i tij ishte të realizonte një arkiv etnografik “të një bote që po zhduket shpejt”. Edhe pse e di që projekti i tij nuk do i shpëtojë këto fise nga zhdukja, ai shpreson që puna e tij të zgjasë sadopak këtë mënyrë jetese.

“Dua t’i tregoj këtyre tribuve se ata janë të pasur dhe kanë diçka që nuk mund të blihet me para’. Dua t’i tregoj se shoqëria moderne perëndimore nuk është aq e pastër dhe frymëzuese sa kultura dhe vlerat e tyre e për këtë arsye ata nuk kanë pse aspirojnë Perëndimin”, tha Nelson për ‘Feature Shoot’.

Në 3 fshatra të vogla midis Indisë dhe Pakistanit jetojnë rreth 2500 Drokpa, të njohur për puthjet në publik dhe ndërrimin e grave

Murgj budistë tibetianë me veshje tradicionale

Pjesëtare të fisit Himba në veri të Namibisë

Pjesëtarë të fiseve tribale Maori në Zelandën e Re. Tatuazhet janë pjesë e rëndësishme e kulturës së tyre

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta