“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Rëndësia e mëngjesit për organizmin tonë është e madhe dhe këtë e vërteton një tjetër studim, këtë herë i nga Suedia.
Departamenti i Shëndetit Publik në Universitetin Umea publikoi të dhënat e studimit që zgjati më shumë se 3 dekada. Në vitin 1981 në vëzhgim u morën 889 adoleshentë nga 14 deri në 18 vjeç. Në atë kohë ata u pyetën nëse konsumonin vaktin e mëngjesit dhe një pjesë e mirë e tyre u përgjigjen negativisht.
Në 2008, kur të gjithë këta persona ishin rreth të 40-ave u vu re se ata që nuk konsumonin mëngjesin në moshën 16-vjeçare kishin 68 përqind më shumë rrezik për t’u prekur nga obeziteti dhe diabeti, pavarësisht faktorëve të tjerë, si stili i jetës apo aktiviteti i kryer.
“Mosngrënia e mëngjesit në adoleshencë ka një lidhje të fortë me rritjen e peshës dhe nivelit të glukozës në gjak në moshën madhore”, thonë studiuesit suedezë.
Ky është studimi i radhës, ndër më jetëgjatët në afat kohor, por jo i vetmi. Shkolla e Shëndetit Publik e Harvardit disa muaj më parë publikoi një studim ku sipas saj anashkalimi i mëngjesit rrit me 27 përqind rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare.
Top Channel