Njihuni me Freddy, qenin e stërmadh
08/02/2014 00:00
Kur vjen puna tek kafshët shtëpiake, qentë janë ndër më të preferuarit dhe racat e përzgjedhura nga më të ndryshmet.
Britanikja Claire Stonman bën pjesë tek njerëzit që zotërojnë një të tillë, as më pak dhe as më shumë Freddy, një qen i stërmadh 2.25 metër i gjatë dhe plot 72 kilogram i rëndë…dhe vazhdon të rritet sepse është ende ‘foshnje’, vetëm 18 muajsh.
Claire rrëfen se sa të vështirë e ka ta nxjerrë shëtitje, pasi qentë e tjerë tremben menjëherë prej tij.

Megjithë përmasat e tij të stërmëdha, Freddy nuk mban rekordin si qeni më i madh Guinnes, pasi ai mbahet nga Zeus, një 4-vjeçar i racës “Great Dane” nga Michigani.
Top Channel