“Lojërat olimpike kanë qenë gjithmonë pak gay”
08/02/2014 00:00
Nga Kanadaja mbërrin një minispot thumbues kundër diskriminimit në Rusi, një mesazh i fortë që po përhapet me shpejtësi në internet në ditët kur në Sochi po zhvillohen lojërat olimpike dimërore.
Në spot shfaqen dy atletë në slitën dyshe, njëri pas tjetrit që s’bëjnë asgjë të pazakontë, vetëm përgatiten për t’u nisur, për të marrë sa më shumë shpejtësi…por falë teknologjisë dhe efekteve ngadalësuese mesazhi që përcillet në fund duket qartë: “Lojërat olimpike kanë qenë gjithmonë pak gay”.
Video është produkt i “Canadian Institute of Diversity and Inclusion” dhe është shpërndarë si një mesazh barazie për të gjithë atletët e angazhuar në olimpiada, dhe jo vetëm.
Top Channel