Një zjarrëfikës u prangos përpara kamerave nga policia e Kalifornisë në SHBA, pasi parkoi zjarrfikësen keq në autostradë ndërsa asistonte një automjet të përfshirë në një aksident.
Videoja e arrestimit të 36-vjeçarit Jacob Gregoire ka bërë xhiron e botës që prej postimit disa orë më parë në “Youtube”.
Gregoire kishte parkuar zjarrëfikësen e tij buzë rrugës, në një pozicion që bllokonte dy korsi të qarkullimit.
Një parkim i tillë është pjesë e stërvitjes që marrin zjarrëfikësit, për të siguruar perimetrin në vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe për të vendosur makinën si një mburojë të mundshme, nëse për ndonjë arsye ndodh një shpërthim zjarri.
Megjithatë, këto shpjegime nuk e kursyen Gregoire nga arrestimi.
Policia, në vendngjarje i kërkoi atij që të spostonte mjetin në mënyrë që të lejohej qarkullimi i lirë i automjeteve të tjera dhe pasi zjarrëfikësi refuzoi, ai u prangos në vendngjarje.
Top Channel