Si ndryshon energjia pas të 40-ve dhe çfarë mund të bëjmë për ta rikthyer atë
Dashuria e saj për të shkruar e mbajti të fortë Anila Hoxhën edhe në momentet më të vështira të jetës.
Vetëm 14 vjeçe ajo diagnostikohet me kancer dhe pas shumë betejash ia doli ta mposhtë sëmundjen. E reja nga Shkodra tregoi në “Pasdite” në “Top-Channel” se kurrë nuk ndali së shkruari pasi kjo gjë ishte shpresa e saj e vetme, ishte shpëtimi I saj. Ajo ia doli që gjatë kohës që trajtohej për sëmudnjen të shkruaj librin “The Demon Child”. Familja e saj I qëndroi pranë gjithmonë, ndërsa miqtë u larguan të gjithë. 17-vjeçarja thotë se askush nuk duhet të gjykuar para kohe sepse në këtë botë edhe engjejt mund të jenë djaj.
————————————————————
At Ilia Mazniku, Kaliopi Koço, Xhevrie Kurti, Nermin Vokopola dhe Mira Pirdeni jannë persona që u qëndrojnë pranë të tjerëve në momentete e fundit të jetës. Ateherë kur ndoshta shumëkush I ka braktisur këta persona janë aty për t’i asistuar për çdo gjë.
————————————————————
Herët në janar, britaniku Jonny Benjamin kishte nisur një aksion: tentonte të gjente njeriun i cili në vitin 2008 ia kishte shpëtuar jetën. Dhe, ia doli. Katër vite më parë Jonny donte të hidhej nga ura e Londrës, pasi ishte diagnostikuar me çrregullim skizofrenik. Por, për fat, atij i afrohet një kalimtar rasti i cili e lutet të mos e bëjë këtë. Gjashtë vjet më vonë, në sajë të rrjeteve sociale dhe mediave elektronike, Jonny arriti të gjejë njeriun të cilit i është mirënjohës që sot është gjallë. Ai e mësoi emri i tij, që quhej Neil Laybourne, dhe menjëherë caktoi një takim me të.
————————————————————–
Një lypës afrikan në Napoli ka ndaluar një djalë të ri, teksa përpiqej të largohej pasi tentoi t’i grabiste çantën një gruaje. Ngjarja u filmua nga telekamerat e mbikëqyrjes së një dyqani, në të cilat duket qartë një turmë njerëzish që e shohin grabitësin dhe emigranti përpiqet të mos e lerë të largohet. Ai arriti t’i shpëtojë çantën gruas, por grabitësi u largua, megjithëse pak më vonë u arrestua nga policia.
Top Channel