“Google” kundër homofobisë

07/02/2014 16:30

Motori më i madh i kërkimeve në botë, “Google” u bashkua në luftën kundër homofobisë, duke dedikuar një logo me ngjyrën e flamurit të komunitetit LBGT nisjes së Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi.

Lojrat janë kritikuar gjerësisht dhe bojkotuar nga disa lidera shtetesh, pasi Rusia aprovoi disa ligje që kufizojnë të drejtat e personave gay gjatë vitit të shkuar.

Midis ligjeve më kontradiktore të aprovuara në Rusi me propozim të vetë presidentit Putin ishte edhe ai i ndalimit të “propagandës së marrënieve jo-tradicionale”.

Në bazë të këtij ligji, kushdo që flet në publik në mbështetje të homoseksualizmit rrezikon të dënohet me burgim ose gjobë.

“Google” refuzoi që të komentonte në lidhje me imazhin e ri, duke thënë se ilustrimi flet qartë vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA