Bruksel, sfilatë me veshje çokollate

07/02/2014 00:00

Në Bruksel është mbajtur një sfilatë mode ku të gjitha veshjet ishin realizuar me një përbërës që nuk përdoret zakonisht në industrinë e modës: çokollatë.

Në pasarelë u prezantuan veshje të ndryshme në kuadër të “Ekspozitës së Çokollatës” që mbahet në kryeqytetin belg nga 7-9 shkurt. “Një takim unik për të përjetuar magjinë e çokollatës” është slogani i eventit.

Belgjika është vendi i dytë në Botë (pas Zvicrës) për konsumin e çokollatës.

Përveç sfilatës, do të ketë ekspozita mbi historinë e çokollatës dhe gatime nga shefa kuzhine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB